Dokumentet personale / VMRO – DPMNE kërkon përgjegjësi nga Kovaçevski dhe Spasovski

VMRO – DPMNE-ja opozitare kërkon përgjegjësi nga ish kryeministri, Dimitar Kovaçevski dhe ish ministri i Jashtëm, Oliver Spasovski, për rrëmujën e krijuar me nxjerrjen e dokumenteve personale me emrin e ri kushtetues, obligim ky që del nga Marrëveshja e Prespës.

Nga ky subjekt politik, thanë se Spasovski dhe Kovaçevski janë krijuesit e kaosit me afatet e vazhdimit të letërnjoftimeve dhe lejeve të vozitjes dhe kërkuan nga Prokuroria Publike dhe Avokati i Popullit, të ndërmarrin masa dhe t’i mbrojnë qytetarët që kanë nxjerrë dokumentet adekuate.

“Pres që Prokuroria Publike dhe Avokati i Popullit të ngrenë procedurë kundër Spasovskit dhe Kovaçevskit dhe qeverisë në tërësi, e cila i shkaktoi në huti dhe shpenzim material gjithë popullit. Janë cenuar të drejtat themelore të njeriu dhe vetëm për shkak të pushtetit të largim të LSD-së dhe BDI-së, një numër i madh i qytetarëve nuk mund të lëvizin lirshëm jashtë Republikës së Maqedonisë”, tha Igor Janushev.

Nga ana tjetër, Kovaçevski paralajmëroi sot se, partia e tij, do t’i propozojë Qeverisë që ndërrimi i lejeve të vozitjes të jetë falas.

“Ministrat tanë sot në Qeveri do të propozojnë zgjidhje me të cilën ndërrimi i lejeve të vozitjes dhe lejet e komunikacionit deri në fund të vitit do të jenë falas në harxhim të shtetit që të mundet edhe ai proces të realizohet deri në fund të vitit siç duhet”, tha Dimitar Kovaçevski.

Kuvendi të hënën votoi propozim ndryshimet e Ligjit për Siguri në Komunikacionin Rrugor, të cilat në Kuvend u propozuan dhe u miratuan me marrëveshje të përbashkët të deputetëve të pushtetit dhe opozitës. Me këto ndryshime, patentë shoferët me emrin e vjetër të shtetit do të vlejnë deri në fund të vitit./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share