Nga ora 08:00 deri më 15:00, qytetarët të cilët kanë mbushur 18 vjet dhe të cilët nuk posedojnë asnjë dokument biometrik patën mundësi të drejtohen për fotografim, pa termin, në zyrat rajonale për çështje administrative.
“Dje MPB, bëri thirrje që të gjithë personat të cilët kanë mbushur 18 vjeç të drejtohen në pikat e fotografimit për letërnjoftim, ndërkaq sot këtu në stacionin policor “Prolet”, shumica prej tyre ishin drejtur për t`u fotografuar për herë të parë”.
“Për letërnjoftim, ka shumë pritje isha tek Radio Televizoni por nuk punonte tani do hyjë këtu pa termin. Po do votojmë”.
Por, edhe kjo e shtunë i gjeti qytetarët përballë kaosit dhe pritjeve të gjata.
“Për herë të parë për letërnjoftim, por nuk shkoj siç duhet sepse prita dhe kur më erdhi radha mua nuk munda ta nxjerë sepse jam më i vogël se 18 vjeç dhe pa mos pasur njërin nga prindërit me vete nuk munda të nxjerë letërnjoftmin dhe pas gjithë kësaj kohe shkon proces i rëndë dhe sot erdha pasi nuk kam asnjë dokument. Më herë kam pasur termin por ai termin është për në Korrik, Gusht ndërsa mua më duhet tani. Nuk kam asnjë dokument, për shembull, nëse dal jashtë shteti nuk kam sesi as nuk mund të marrë testin e lejes pa letërnjoftim pa asgjë”.
Siç bënë të ditur nga MPB-ja, të gjithë qytetarët të cilët do të fotografohen për dokumentet, ato do të përpunohen në afat adekuat, që të mund të realizojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhje./tvklan.mk