Dokumentet e udhëtimit/ Në Shqipëri edhe me letërnjoftime të vjetra!

Nga mesnata automjetet kalojnë kufijtë konform dispozitës së Marrëveshjes së Prespës, ku ndërpritet vlefshmëria e dokumenteve të udhëtimit dhe dokumenteve për përdorim ndërkombëtar që përmbajnë eomrin e vjetër të shtetit.

Shërbimet kufitare greke nuk I kanë lejuar udhëtarët nga vendi ynë që kanë patur libreza trafiku me emrin e vjetër të shtetit. Ata janë kthyer kurse janë kontrolluar detajisht edhe dokumentet tjera të udhëtimit.

Me Shqipërinë, konform protokollit dypalësh, trafiku zhvillohet normalisht me dokumente të udhëtimit, patent shoferi dhe targa veturash pa shenjën NMK. Në Qafë të Thanës, qytetarët e RMV-së janë larguar nga vendi me letërnjoftime të vjetra dhe nuk janë kthyer nga shërbimet kufitare shqiptare. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share