Dokumente të reja edhe gjatë fundjavës – nuk mungojnë pritjet e gjata!

Në SP “Prolet” nxjerrja e dokumenteve gjatë së shtunës dhe të dielës

Pika e re për ndërrimin e dokumenteve personale në SP ”Prolet” në Shkup, duket se për momentin nuk ka arritur rezultatet e duhura.

Vendimit të autoriteteve që kjo pikë të punojë edhe gjatë së shtunës dhe të dielës, i janë përgjigjur shumë qytetarë. Por, pritjet e gjata nuk mungojnë.

“Tani sa erdha për herë të parë, çfarë të mendoj dokumentet duhet të nxirren të reja nëse nuk i nxjerrim nuk do të funksionojnë këto që i kemi, presim”, thotë një qytetar.

“Kam mbetur pa letërnjoftim pa asgjë më duhet të marr pensionin. Me çfarë ta marr pa letërnjoftim”, thotë qytetari tjetër.

– A keni pasur problem më herët nuk keni pasur termin?

 – Nuk e ka hapur telefonin askush.”

“Ka shumë rrëmujë çfarë të bëjmë jam për letërnjoftim këtu por shumë shumë njerëz është bërë rrëmujë shumë edhe shiko koha si është po presim jashtë në këtë kohë me shi”.

Por, duket se vendimi për të punuar gjatë fundjavës, nuk është mirëpritur mirë nga punonjës të kësaj pike. Mbase mllefi drejtohet ndaj qytetarëve që presin në radhë.

“Pritja e gjatë e cila është prapa meje është në pikën për ndërrimin e dokumenteve personale në stacionin policor “Prolet”, pak më herët rastisëm derisa një e punësuar këtu e mbylli derën e hyrjes duke pretenduar se qytetarët po shkaktojnë kaos”, raporton nga terreni gazetarja e KlanM, Neal Sejfulla.

“Brenda nuk lejojnë të hymë  ja shiko si detyrohen njerëzit të presin”.

“Nuk po na e hapin derën duhet të presim”.

Për shkak të afatit deri në 12 shkurt të vitit të ardhshëm, ku dokumentet e reja të identifikimit duhet të bëhen me emrin e ri të shtetit respektivisht “Republika e Maqedonisë së Veriut”, është hapur pika e re në NP “Prolet”, ndërkaq vazhdojnë në funksion edhe pikat tjera si ajo në RTVM,  Beko, Kisella Vodë dhe Gjorçe Petrov./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share