Prishtina: Nuk i njohim dokumentet e Beogradit
Nga e hëna, shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një “dokument hyrje/dalje”. Shtetasit e Serbisë nuk do të mund të kalojnë në territorin e Kosovës me dokumentet e tyre, vendim ky i mëhershëm i qeverisë e që hyn në fuqi nga një 1 Gusht.
“Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Me këtë, Kosova brenda territorit të saj i bën të pavlefshme dokumentet e lëshuara nga autoritetet serbe, si masë reciprocitetit ndaj shtetit që nuk i njeh dokumentet identifikuese të lëshuara nga Kosova.
Në qershor Qeveria ka marrë vendim që të aplikojë reciprocitet ndaj qytetarëve të Serbisë, të cilët kur hyjnë në Kosovë do të pajisen me një fletëdeklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumenteve zyrtare të identifikimit.
Në po të njëjtën ditë qeveria gjithashtu pati marrë vendim një njoftimi, se të gjitha veturat që vetura që janë të pajisura me targa nga autoritetet serbe, nga 10 Qershori 1999 deri më 21 Prill 2022, do t’u mundësohet regjistrimi i mjeteve me targa RKS.
Sipas këtij vendimi, regjistrimi do të fillojë më 01 Gushti dhe do të zgjasë deri më 31 Shtator.
Shumica e banorëve serbë të Kosovës kryesisht në komunat veriore ende i kanë të pajisura veturat me targa nga autoritetet serbe ndërsa në to janë të identifikuara qytetet e Kosovës siç funksiononte para luftës.
Tv Klan