Një nga emrat më të njohur botëror të futbollit, Pele, gjendet në situatë të rëndë shëndetësore I hospitalizuar në një klinikë në Sao Paolo, pasi terapitë nuk kanë patur sukses në betejën kundër kancerit të zorrës së trashë.
Mbështetje mbërrijnë nga të gjitha anët e botës për kampionin e trefishtë botëror.
Në Doha, ku o zhvillohet Kampionati Botëror i Futbollit në Katar, sot u dërgua një mesazh I veçantë që Pele të trijumfojë sikurse në fushën e futbollit. Mesazhi u dërgua në mënyrën më spektakolare – me 100 dronë që kishin vizatuar fanellën me numër 10 me emrin e Peles.