DITA E DYTË E PROTESTËS SË TË PUNËSUARVE NË DAP
Punonjësit e Drejtorisë për të Ardhura Publike, nga vendet e tyre të punës, nga dje protestojnë nga ora 10 deri 12, duke kërkuar rritjen e pagave për 30%, njofton KlanM.
Sot, protest paralajmëruese mbajtën dhe punonjësit në Drejtorinë e Doganave që kërkojnë pagesën e shtesës së pagave prej 30%
“Zbatimi i drejtë i nenit 64 pika 3 e Ligjit ku thuhet se nëpunësit e doganave fitojnë 30 % të pagës si plotësim i pagës së rregullt për shak të kushteve të veçanta të punës si dhe shkaku i përgjegjësisë së veçantë që nga vendi i punës”.
Gjatë protestës, sic njofton KlanM, para punonjësve doli Drejtori i Doganave Stefan Bogoev i cili kishte vetem një ditë në këtë pozitë dhe tha se i duhet kohë ta shqyrtojë kërkesen e protestuesve.
“Unë jamë më pak se 24 orë në pozitë, dola që të thiri përfaqësues të sindikatë dhe të punëtorëve të vijnë dhe të tregojnë dhe personalisht, të njoftohem me kërkesat. Pastaj normalisht me shërbimet e drejtorisë doganore të bisedojmë se çka deri më tani është arritur” – tha Stefan Bogoev, drejtor i doganave.
Revolta e të punësuarve në këto dy institucione është shumë e madhe, pasi, sic njofton KlanM, këtë vit Ministria për Financa rriti pagat e punonjësve të saj për 30%.
Më herët gjatë kësaj jave protestuan edhe punonjësit në administratën gjyqësore të cilët poashtu kërkojnë rritje të pagaave për 25%. /KlanMacedonia/