Përpjekja për ekonomi gri është penguar, pasi në pesë raste doganierët nga vendkalimi kufitar Bogorodicë kanë konfiskuar rreth 700 veshje të padeklaruara dhe 22 palë këpucë të destinuara për shitje në tregun e Maqedonisë, përcjellë Klan M. Në të gjitha rastet, personat, përndryshe shtetas të Maqedonisë, kanë tentuar ta importojnë mallin në mënyrë të paligjshme pa paguar detyrimet e importit.
Në katër prej rasteve, veshjet dhe këpucët e padeklaruara janë zbuluar gjatë kontrollit të autobusëve në çantat e udhëtimit të pasagjerëve, si dhe në çanta të zeza poshtë sediljeve të pasme. Në rastin e fundit, veshjet e padeklaruara janë zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh.
Produktet janë konfiskuar, ndërsa ndaj personave janë iniciuar procedura përkatëse, tha policia.
Drejtoria doganore, siç njofton Klan M, në kuadër të prioriteteve të saj në vazhdimësi realizon aktivitete për mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe shtypjen e ekonomisë gri” – thonë nga Drejtoria e Doganave. /KlanMacedonia/