Duhani i prerë në sasi prej gjithsej 109.5 kilogramë është sekuestruar nga ekipi mobil në koordinim me SPB Manastir pranë MPB- së. Gjithashtu u parandalua tentativa për kontrabandë të 44 paketave cigare, pas kontrollit të kamionëve në pikën kufitare Bogorodicë dhe Mexhitli.
814 copë veshje sportive për fëmijë me marka të mbrojtura tregtare janë sekuestruar nga ekipet mobile të doganës, për shkak të dyshimit se cënojnë të drejtat e pronësisë intelektuale.
105 pjesë rezervë për automjete dhe 8 litra vaj motorri janë sekuestruar nga ekipi mobil i Departamentit për kontroll dhe hetim pranë Drejtorisë së doganave në bashkëpunim me inspektorët policor nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare- Lindje.
34 copë pjesë rezervë dhe 29,5 litra lëng për pastrimin e makinerive ushqimore janë konfiskuar nga doganierët në vendkalimin kufitar Bogorodicë.
157 pako me vitamina dhe suplemente, ushqime dhe pajisje të ndryshme për kafshë shtëpiake dhe 5 paketa cigare në vlerë të përgjithshme prej 156 mijë denarë janë konfiskuar pas kontrollit të një veture në hyrje të vendit në vendkalimin kufitar Mexhitli.
Parandalohet eksporti i paligjshëm i 3.800 eurove, të cilat një shtetas maqedonas ka dashur t’i nxjerrë pa i deklaruar jashtë vendit përmes pikës kufitare Bllacë.
113 copë produkte të ndryshme janë zbuluar gjatë kontrollit të një veture të regjistruar për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Bllacë.
Raporti javor i rasteve të konfiskimeve.
#100Percent DedicatedTy” – thuhet në kumtesën e Drejtorisë së Doganave.