Doganierët nga vendkalimi kufitar Tabanoc kanë parandaluar tentimin për nxjerrje të kundërligjshme të 6800 eurove, pasi gjatë kontrollit të një pasagjeri kanë zbuluar një sasi më të madhe të devizave të padeklaruara.
“Personi është shtetas i Maqedonisë dhe i pyetur nga doganieri nëse ka diçka për të deklaruar, ai është përgjigjur se nuk ka asgjë. Gjatë kontrollit në çantën e dorës së pasagjerit iu gjetën 8800 euro, për të cilat personi nuk dispononte asnjë dokument të origjinës”.
“Sipas Ligjit për punë devizore, pasagjerit i janë kthyer 2000 euro, shumë që mund të nxirret pa raportim, ndërsa 6800 euro të mbetura mbahen. Ndaj personit është ngritur kallëzim për kundërvajtje devizore”, thonë nga Doganat.