Dogana e RMV-së sekuestron 4,4 tonë mish që është i rrezikshëm për qytetarët

Nga Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se në pikën kufitare “Tabanoc” është parandaluar kontrabandimi i mishit të kafshëve të egra, në sasi të 4,4 tonëve.

Mishi është gjetur gjatë kontrollit të një kamioni në pronësi të një kompanie greke.

“Mishi i kafshëve të egra në vlerë prej 4 milionë denarëve as nuk është deklaruar në deklaratën doganore, as transportuesi nuk ka pasur certifikatë përkatëse për të dhe leje nga institucioni përkatës kompetent – Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Pas hapjes së automjetit, në 29 paleta plastike u gjet mish i ngrirë nga gjahu i kafshëve të ndryshme të egra, lepuj, fazanë, thëllëza, shoferi për të cilat nuk dispononte asnjë dokument”, shtojnë nga Doganat.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share