Dogana e Maqedonisë sekuestroi duhan të rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve

Dogana sekuestroi duhan të rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve

Drejtoria doganore ka konfiskuar 235,5 kilogramë duhan të prerë për të cilin është shmangur pagesë e akcizës në vlerë prej mbi gjysmë milioni denarë dhe është i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve.

Sekuestrimi është kryer në një aksion të koordinuar nga Departamenti për kontroll dhe hetime të Drejtorisë doganore, Njësiti për krime ekonomike pranë Departamentit të Policisë kundër Krimit në MPB dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut, i kryer dje në tregjet në Shkupin dhe Tetovën.

Në aksion u sekuestrua edhe materiali piroteknik, pra 2000 copë fishekzjarre dhe 27 kuti fishekzjarre.

Veprimet janë pjesë e aktiviteteve të përbashkëta të institucioneve, të cilat kryhen me qëllim të parandalimit të shitjes së mallrave për të cilat nuk është paguar akciza, si dhe shitjes së mallrave të ndaluara të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share