Dogana e Maqedonisë parandalon importin e paligjshëm të 84 orëve “Casio” dhe 7560 bizhuterive

Pas kontrollit të kryer nga doganierët e njësisë doganore të Ohrit dhe Aeroportit të Shkupit, është parandaluar tentim për kontrabandim të 84 orëve Casio, si dhe 7.560 bizhuterive.

Orat e padeklaruara janë zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti në njësinë doganore të Ohrit, i cili ishte i regjistruar për doganim importues. Gjegjësisht, në deklaratën e importit janë deklaruar 66 ora dore të markës Casio, por gjatë kontrollit të mallit janë konstatuar tejkalim i produkteve të cilat nuk mbuloheshin me deklaratë, përkatësisht 84 orë të padeklaruara të së njëjtës markë.

Bizhuteritë e padeklaruara, përkatësisht 7560 copë vathë dhe 7 kilogramë zirkon, janë zbuluar gjatë kontrollit të çantës së udhëtimit të një shtetasi turk i cili ka mbërritur me avion nga Stambolli.

Produktet e padeklaruara janë sekuestruar dhe kanë nisur procedurat përkatëse penale. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share