Dogana e Maqedonisë ka sekuestruar 780 kilogramë duhan në një aksion të madh në Manastir dhe Resnjë

Sektori për Kontroll dhe Hetime në Drejtorinë e Doganave në aksionin më të madh të kryer në Manastir dhe Resnjë ka sekuestruar 780 kilogramë duhan të prerë me vlerë të përgjithshme prej 3.4 milionë denarë.

“Në aksion u kryen kontrolle në shtëpi dhe hapësira ndihmëse, ndërsa kontrolle janë kryer edhe në tregjet e qyteteve. Ndaj autorëve do të ketë përgjegjësi penale, ndërsa ndaj një personi do të parashtrohet kallëzim për kundërvajtje”, thonë nga Doganat.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share