Dodik e konsideron kompliment vizitën e kreut të CIA-s: Do të thotë se jam e vetmja figurë serioze politike në BeH

Presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës nga entiteti i Republika Srpska, Milorad Dodik, komentoi vizitën e fundit të drejtorit të CIA-s William Burns në Bosnje dhe Hercegovinë, duke theksuar seriozitetin e rolit të Burns dhe qëllimin e vizitës.

“Mbrëmë në darkë me një diplomat, dëgjova një mendim interesant”, tha Dodik.

“Kam lexuar prej ditësh që zoti Burns erdhi në Bosnje dhe Hercegovinë për t’i dhënë një mesazh Dodikut. Drejtori i CIA-s nuk është postier për të marrë postë. Drejtori i CIA-s është një njeri shumë serioz zyrtar, i cili jep mesazhe vetëm për njerëzit seriozë se ju jeni e vetmja figurë serioze politike në Bosnje dhe Hercegovinë”, komentoi Dodik deklaratën që pretendon se e ka dëgjuar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share