Aleksandra Vojneska-Zikova anëtare e Këshillit të EAF-it
Në Kongresin e 28-të të Federatës Europiane të Atletikës Evropiane, që u mbajtë në Beograd, Dobromir Karamarinov nga Bullgaria u rizgjodh president për mandatin e ardhshëm katër vjeçar, ndërsa tre nënkryetarë të këtij asociacioni sportiv të atletikës u zgjodhën Cheri Alexander nga Britania e Madhe, Jean Gracia nga Franca dhe Karin Grute Movin nga Suedia.
Për anëtar të Këshillit të EAF, delegatët e kongresit të 28-të u zdhodhën : Slobodan Brankovic-Serbi, Franck Carreras-Gjibraltar, Raul Chapado-Spanjë, Anne Farseth-Norvegji, Aleksandra Vojneska-Zikova –RMV, Marton Gyulai-Hungari, Tia Hellebaut-Belgjikë, Ana Kirnova- Sllovakia, Jurgen Kessing.- Gjermani, Stefano Mei-Itali, Gvanza Mikeladze-Gjeorgji, Antti Filakovski-Finlandë, Erich Teigamagi-Estoni.
Zgjedhja e Aleksandra Vojneska-Zikova në Këshillin e EAF-it është një nder i madhë për Federatën e Atletikës së vendit tonë dhe paraqet një moment historik pasi është personi i pare që zgjidhet në një asociacion të lartë të atletikës evropiane.
“Jam e nderuar që jam përzgjedhur për këtë rol të rëndësishëm dhe mezi pres të punoj me kolegët e mi për të promovuar atletikën dhe për të krijuar një sport më gjithëpërfshirës dhe të larmishëm”,ka deklaruar Aleksandra Vojneska Zikova pas zgjedhjes në Këshillin e EAF-it.
Kongresi i 28-të, për herë të parë në historinë 53-vjeçare të Atletikës Evropiane, ka zgjedhur dy nënkryetare femra./KlanMacedonia/
Përgatiti: Shaban Sinani