“Do vijë shpejt momenti që do të eksportojmë”, Rama flet për takimin me Princin e Kurorës

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet pasditen e sotme në kantierin e Portit të ri të Vlorës, një port i integruar ku përveç anijeve të mallrave do të ankorohen anijet e peshkimit, tragetet e udhëtarëve. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka folur dhe për takimin që ka pasur jashtë kamerave në Athinë me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite.

Edi Rama: Unë isha dhe në Athinë ku dhe takova me Princin e Kurorës i cili më ftoi të shkoja atje sepse pati një ndalesë në Athinë dhe një vizitë të reduktuar nga stacionet për arsyet e tyre objektive, kështu që ndalesa e Shqipërisë u shty për një moment të dytë. Sidoqoftë, ne u takuam dhe aty u lidh marrëveshja për të sjellë interkoneksionin nga Arabia Saudite në Greqi dhe për t’i shitur Greqisë dhe kësaj zone dhe pastaj ata duan të shkrihen më tej në Itali etj, etj. Energjinë diellore që kanë në plan ta prodhojnë me sasira marramendëse. Kështu që jemi në kushte goxha pozitive.

Kryeministri Rama ka theksuar se shumë shpejt do të vijë momenti në disa vite ku ne nuk do të kemi më nevojë të importojmë, por do të eksportojmë.

Edi Rama: Ajo që vlen është që ne do të vijë shpejt momenti në disa vite që nuk do të kemi më nevojë të importojmë, ne do të eksportojmë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share