Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi kishte pajisur me dokumente false një vajzë 29-vjeçare për ta trafikuar në Gjermani ku do ta shfrytëzonte për prostitucion.
I arrestuari është Françesko Sulejmani 29 vjeç nga Fieri, ndërsa është proceduar penalisht edhe vajza 29-vjeçare E.H. nga Fieri.
Sipas policisë, i riu i ka siguruar dokumente të dyshuara të falsifikuara 29-vjeçares, të cilat kjo e fundit, do t’i përdorte në vendet e BE-së. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Françesko Sulejmani i kishte siguruar dokumentet e falsifikuara me qëllim për ta trafikuar 29-vjeçaren në Belgjikë dhe më pas Gjermani, për ta shfrytëzuar për prostitucion.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjete identifikimi të shtetësive të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
/tvklan.al