Policia e Rio de Zhaneiros ka mundur të gjejë dhe shpëtojë një këlysh puma që ishte kapur në mënyrë të paligjshme.
Këlyshi mbahej në një ndërtesë në jug të kryeqytetit brazilian. Policia federale mendon se qëllimi ishte shitja e tij për një shumë rreth 4000 Dollarë ose më tepër. Ata po hetojnë për autorët e ngjarjes por ende nuk kanë kryer një arrestim.
Personat përgjegjës mund të dënohen me disa vite burg.
Kafsha u dërgua në një qendër për kontrolle të mëtejshme dhe më pas do të lihet e lirë në habitatin e saj./tvklan.al