Skenën politike shqiptare, sipas analistit Sefer Selimi e presin ngjarje interesante, të cilat edhe nuk mund të parashikohen. Një inercion i bashkimit apo koalicionimit të Aleancës për Shqiptarët me BDI-në, po krijon lëvizje politike në kampin opozitar. Këto lëvizje sipas tij, shihen si kundërbalans ndaj koalicionit qeveritar BDI-ASH, që me shumë gjasë, siç thotë Selimi, do të jetë i fuqishëm dhe i shëndoshë.
“E patjetërsueshme është të kemi një bllok të fuqishëm opozitar”, shprehet në Klan Debat analisti Sefer Selimi./KlanMacedonia