“Do të bëjë një test pas dëmtimit…”, Gjimshiti lë në pritje Gasperinin

Trajneri Gian Piero Gasperini po përgatitet të përballet me Milanin, ndërsa si synim ka që të lërë pas një periudhë të komplikuar për Atalantën e tij.

Teknikur pret që të ketë të disponueshëm edhe mbrojtësin kuqezi Berat Gjimshiti, i cili ka pasur probleme muskulore. Për gjendjen e kapitenit të përfaqësueses shqiptare do të vendoset në fund, pasi të kryhen disa teste. Në konferencën për shtyp përpara takimit, Gasperini tha se tani është momenti që të gjithë të japim pak më shumë.

“Lojtarët thirren për të ndihmuar, kur ka të tilla situata duhet që të jepet gjithnjë diçka më shumë. Dëmtimet e vërteta janë të lojtarëve si Touré, Palomino e Toloi. Gjimshiti mund të rikthehet, do të bëjë një test. E nisim tashmë nga një dëmtim kronik, nuk më duket se ka pasur shumë dëmtime, përkundrazi kemi qenë me fat, që për shumë kohë nuk kemi pasur. Mbrojtje me 4? Mund të jetë një opsion. Pikë së pari të kuptojmë nëse Gjimshiti do të luajë apo jo, më pas do të vendosim!”

Në sfidën kundër Torinos, kapiteni i përfaqësueses shqiptare doli nga loja në minutën e 19 për shkak të një problemi muskulor në kofshën e majtë.

Për sfidën e Bergamos, edhe trajneri i kuqezinje Stefanoi Pioli duhet që të bëjë llogaritë me problemet në mbrojtje, por do të ketë të gatsmhëm Oliver Zhirud.

“Do të jetë një ndeshje e bukur dhe e vështirë! Do të luftojnë deri në fund për 4 vendet e para. Janë një skuadër e kompletuar, që ka pasur ndonjë vështirësi në sfidat e fundit, por ka forcë dhe organizim. Do të duhet një paraqitje me nivel të lartë!”

Milan gjendet në vend të tretë në renditje në kuotën e 29 pikëve, ndërsa Atalanta ka 20 pikë në vend të tetë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share