Albi, korrespondenti në Vlorë i emisionit “Aldo Morning Shoë” në Tv Klan, tregoi këtë të shtunë një ngjarje që ka ndodhur në qytetin bregdetar. Ai u shpreh se një çift që pati vendosur të ndahej, nuk janë futur në seancën gjyqësore për divorc dhe janë ribashkuar.
“Një 38-vjeçar është zënë para 6-7 muajsh me bashkëshorten e tij, por që e gjithë zënka ndodhi për faktin që gjendja ekonomike e tij nuk ishte e mirë. Ky është larguar për jashtë shtetit dhe i ka thënë që në momentin që do të kthehem nga jashtë do fillojmë procedurat e divorcit, domethënë do ndahemi. Para 1 muaji erdhi djali, filluan procedurat e divorcit. Ishte momenti që do prisnin për t’u futur në sallë. Aty djali dhe vajza filluan bisedimet me njëri tjetrin, por do ti që u pëlqeu muhabeti dhe e braktisën seancën e gjyqit dhe nuk u ndanë më në fund. U ribashkuan le ta themi”, u shpreh Albi./tvklan.al