Dje u shkarkua sot u ftua për t’u bërë këshilltar në kabinet

MEXHITI: SHKARKIMI NUK KA PRAPAVIJË POLITIKE

Me brohoritje e duartrokitje u prit dje drejtori i shkarkur i Kardiologjisë Sashko Jovev.

Kërkoi që ministri i Shëndetësisë të mos veprojë politikisht, por të respekton punën e tij të gjatë si mjek, njofton KlanM.

“I bëj thirrje ministrit të Shëndetësisë dhe Qeverisë që edhe një herë të rishqyrtojnë vendimin për shkarkim. Pra, e përsëris ekipi fitues nuk duhet ndryshuar, ta lëmë politikën anash” – tha Sashko Jovev, kardiolog.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sic njofton KlanM, ka theksuar se shkarkimi nuk ka prapavijë politike madje edhe e ftoi atë që të bëhet këshilltar i tij në Kabinet, si koordinator kombëtar për kardiokirurgji.

“Profesori do të vazhdojë të punojë si punonjës shëndetësor dhe do të jetë më i lirë nga detyrat administrative, do të ketë më shumë kohë për pacientët. Shkarkimi është në drejtim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore” – deklaroi Fatmir Mexhiti.

Sipas inspektimeve shkak i shkarkimit është mosmarrëveshja për detyrë gjatë vitit 2022, gjëgjësisht kujdestaria e Jovevit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share