Në zonat e tetë Sektorëve të Punëve të Brendshme, si rezultat i aktiviteteve të djeshme (24.03.2025) të punonjësve të policisë në kuadër të kontrolleve të qarkullimit rrugor, janë lëshuar gjithsej 667 urdhërpagesa, pas masave të marra në bazë të Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor dhe në bazë të Ligjit për Automjete.
667 shoferët u gjobitën dje, kryesisht për parkim të paligjshëm.Për sa i përket sanksioneve të shqiptuara kundërvajtëse, numri më i madh, 253 masa, ende i përket parkimit të paligjshëm.
Më pas, 90 sanksione kanë të bëjnë me shpejtësinë e lejuar, pasuar nga kundërvajtjet për mos patentë shofer (67), kundërvajtjet për mos vendosjen e rripit të sigurimit (40), dhe 31 sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit.
Në kuadër të kontrolleve, në tre raste një automjet është regjistruar në semafor të kuq, gjashtë drejtues mjetesh kanë drejtuar nën efektin e alkoolit, dy shkelje janë evidentuar për mosmbajtje të kaskës mbrojtëse, si dhe janë sanksionuar edhe katër këmbësorë.
Gjithashtu, janë evidentuar 18 vetura të paregjistruara, si dhe 11 automjete me defekte teknike sipas Ligjit për Komunikacionin Rrugor.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.