Dje iu nënshtrua operacionit për heqjen e apandesitit, Kryeministri Rama del nga spitali

Kryeministri i vendit Edi Rama ka lënë sot në orën 06:00 ambientet e Reanimacionit të QSUT-së. Lajmin e bën të ditur gazetari i Klan News Maksi Rama.

Kujtojmë se kryeministri iu nënshtrua një ndërhyrjeje ditën e djeshme për heqjen e apandesitit akut përmes laparaskopisë.

Sipas Zyrës së Shtypit, operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT.

Në një deklaratë për mediat, Shefi i Kirurgjisë në QSUT Arben Gjata u shpreh se gjendja post operatore e kryeministrit ishte stabël duke shtuar se ai mund të rikuperohet plotësisht për 3 ditë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share