Djali i Xhaferit ka dhënë provimin e Jurisprudencës pa mbaruar studimet

IVANOVSKA: NUK MUND TË HAPIM LËNDË PASI NUK KA KUSHTE PËR TA DËSHMUAR

Komisioni Shtetërore për Parandalim të Korrupsionit në seancën e fundit konstatoi se, Barlet Xhaferi, djali i kryeparlamentarit Talat Xhaferi kishte fituar të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës edhe pse ende nuk kishte diplomuar. Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate për media, informoi se, sipas evidencës që mban kjo ministri për kandidatët që kanë kaluar këtë provim, personi Barlet Xhaferi ka dhënë provimin e jurisprudencës më 5 shkurt të vitit 2015. Nënshkrimin për provimin e dhënë e ka vënë ministri i atëhershëm i Drejtësisë, përkatësisht Adnan Jashari.

“Në lidhje me pretendimet e KSHPK për mungesë të dokumentacionit për dhënien e provimit të jurisprudencës së Xhaferit, ju informojmë se në përputhje me nenin 27 nga dispozita për funksionimin e zyrës dhe arkivit, ministri i Drejtësisë sjell çdo vit listë të materialit të dokumentuar me afat për ruajtjen e tyre për nevojat e Ministrisë së Drejtësisë.  Në lidhje me afatin e ruajtjes së dokumentacionit në Ministrinë e Drejtësisë, ka qenë praktikë e deritanishme që dokumentet e kandidatëve, përkatësisht kërkesat dhe dokumentacioni tjetër shoqërues për dhënien e provimit të jurisprudencës të ruhen një vit”  – thonë Ministria e Drejtësisë.

Megjithatë, edhe përskaj asaj që Antikorrupsioni ka vërtetuar se personi në fjalë ka dhënë provimin pa mbaruar studimet, nuk mund të hap lëndë për këtë rastin, pasi nuk kanë kushte për ta dëshmuar atë.

“Nga dokumentacioni me të cilin disponojmë, mund të konstatojmë se, kandidati ka përfunduar studimet me 300 kredi pas dhënies së provimit të jurisprudencës. Nuk na përputhet koha e nevojshme nga përfundimi i 300 kredive me mundësinë që të jepet provimi i jurisprudencës, megjithatë, nuk mund ta vërtetojmë sepse dokumentet në Ministrinë e Drejtësisë nuk ruhen, sepse bëhet fjalë për lëndë me data më të vjetra dhe nuk ekzistojnë masa nga ana jonë që mund t’i ndërmarrim. E vetmja gjë që mund ta vërtetojmë është se, personi Barlet Xhaferi ka përmbushur kushtet për në akademi, sepse ka dhënë provimin e jurisprudencës, por nuk mund të vërtetojnë se si e ka fituar të drejtën për provim të jurisprudencës” – thotë Biljana Ivanovska, kryetare e antikorrupsionit.

Në bazë të ligjit për provimin e jurisprudencës, provimi jepet për kontroll të aftësisë profesionale të personave që kanë kryer arsim të lartë katërvjeçar të studimeve juridike, si dhe personat që kanë studiuar studime juridike dhe kanë 300 kredi sipas sistemit evropian për transfer të kredive, për zbatim të pavarur të rregullave në praktikë dhe kryerjen e punëve juridike për të cilat me ligj është paraparë ky kusht. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share