Çifti pritet të ketë probleme për shkak të ndarjes së pasurisë
Pak ditë më parë, Sofia Vergara dhe Joe Manganiello morën vendimin për t’u divorcuar pas shtatë vitesh martesë.
Në maj, Vergara konfirmoi këtë marrëveshje në “The Hoëard Stern Shoë”. Sipas avokatit të saj një marrëveshje e mundshme mund të jetë që secila palë të mbajë gjithçka që zotëron dhe ka fituar gjatë martesës së tyre.
Mbetet ende i paqartë edhe fati i vilës së tyre në Beverly Hills të cilën e blenë në vitin 2015.
Përveç çështjeve financiare, mbetet për t’u parë edhe fati i çihuahuas së tyre të dashur, pasi qeni është adaptuar së bashku.
Të ardhurat e saj vetëm nga “Modern Family” i sollën deri në 10 milionë Dollarë në sezon, duke e bërë atë një nga aktoret më të paguara në televizion. Reklamat për markat të ndryshme kanë shtuar më tej pasurinë e saj.
Klan News