“Ditë të nxehta” për Allegri-n, te Juventusi kërkojnë emër të ri për stolin

Te Juventusi janë duke menduar nëse do të vazhdojnë edhe më tej bashkëpunimin me trajnerin Masimiliano Allegri.

Tekniku 55 vjeçar është shprehur se dëshiron që të vazhdojë të qëndrojë, ndërkohë që te “Zonja e Vjetër” ka nga ata që e përkrahin, por edhe nga ata që duan një emër të ri për stolin.

Përpara se te bardhezinjtë të nisin pushimet, pritet që midis trajnerit toskan dhe pronarit Xhon Elkan te ketë një takim, ku do të diskutohen idetë dhe planet për të ardhmen raporton Sportmediaset.

Te drejtuesit bardhezinj krijon stepje fakti që nëse shkarkojnë Allegrin dhe stafin e tij, do të duhet që të derdhin në arkat e klubit 43 mln euro, pasi do të ndërpresin kontratën dy vite përpara. Në këto momente, “Zonja e Vjetër” nuk mund t’i lejojë vetes që të shpërdorojë kapital.

Ndryshime në stol do të ketë vetëm nëse arrihet akordi mes palëve.  Në të tilla situata përgjegjësia bie mbi teknikun toskan, që do të duhet të bëjë një hap prapakthehu.

Vetëm në këtë rast, te “Zonja e Vjetër” mund të mendojë seriozisht për një zëvendësues. Në listën e drejtuesve bardhezinj janë kandidatë Igor Tudor, që u largua nga Marseja, Tiago Motta që drejton Bolonjën, tekniku i Frozinones Fabio Groso dhe ai i Fiorentinës Vincenco Italiano.

Por drejtuesit nuk do të vonojnë shumë për të përcaktuar drejtuesin e ri te bardhezinjtë për sezonin e ardhshëm.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share