Ditë e hapur për qytetarët apo për aktivistët e VMRO-DPMNE-së?

KOSTOVSKI: MICKOSKI I FTUAR PASI ËSHTË MOTIVUES PËR TA REALIZUAR PROGRAMIN

VMRO-DPMNE përmes kumtesës ftoi për ngjarje në Komunën e Butelit për ditë të hapur të komunë. Po përse një parti bënë thirrje të tilla për ngjarje që organizon komuna? Kryetari i komunës së Butelit Darko Kostovski deklaroi se kryetari i VMRO-DPMNE-së është i ftuar pasi që është motivues për kryetarët e komunave që vijnë nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

“VMRO-DPMNE është parti e popullit dhe gjithmonë vendimet i mer së bashku me qytetarët për dallim nga partitë tjera veçanarisht ato që janë në qeveri. Sot në këtë aktivitet të VMRO-DPMNE-së është i pranishëm edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së edhe Mickovski i cili konsiderohet si motivues i kryetarëve të VMRO-DPMNE-së” – deklaroi Darko Kostovski.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së akuzoi qeverisë se po u bën presion kryetarëve të komunave që vijnë nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

HRISTIJAN MICKOVSKI KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Unë nuk kam parë këso lloj urrejtje, ta dënosh popullin tënd vetëm se nuk ka votuar për ty. Atë e bëjnë për momentin. At ku ka kryetarë të VMRO-DPMNE-së, qytetarët mund të japin propozime ku do të mund t’i realizojmë me buxhetin vitin e ardhshëm” – tha Mickoski.

Koncepti “Ditë e hapur në komunën tuaj – ideja juaj për ndryshim”, ofron mundësi që qytetarët të propozojnë ide dhe projekte të cilat mund në buxhetin komunal për viti 2023. /KlanMacedonia/

PËRGATITI: ARBANA Q KLIMENTA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share