Kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe lehtësimi i masave kufizuese kundër Covid-19.
Qindra demonstrues në Shangai u përleshën me policinë ndërsa protestat mbi kufizimet e rrepta të Kinës kundër COVID vijuan për të tretën ditë. Vala e mosbindjes civile, e cila është përhapur në qytete të tjera, përfshirë Pekinin, është e paprecedentë në Kinë, që kur presidenti Xi Jinping mori pushtetin një dekadë më parë. Protestuesit janë të zhgënjyer nga politika e tij e nënshtrimit “zero-COVID”.
Kina ka kaluar gati tre vjet duke jetuar me disa nga kufizimet më të rrepta të COVID në botë.
Një protestues tha: Unë jam këtu sepse e dua vendin tim, por nuk e dua qeverinë time … dua të jem në gjendje të dal lirisht, por nuk mundem.
Të shtunën, në Shangai në protestën kundër frenimit të COVID, turmë thërriste për heqjen e bllokimeve ndërsa një grup i madh bëri thirrje “Poshtë Partia Komuniste Kineze, poshtë Xi Jinping”,
Protestat u përhapen në të gjithë Kinën që kur një zjarr vdekjeprurës në një apartament ngriti shumë pikëpyetje mbi masat e ashpra kundër koronavirusit.
Zjarri i së enjtes shkaktoi vdekjen e 10 personave në një ndërtesë shumëkatëshe, duke nxitur edhe një zemërim të gjerë publik. Qytetarët pretendojnë se banorët e pallatit nuk arritën të shpëtohen në kohë sepse ndërtesa ishte pjesërisht e mbyllur për shkak të masave kundër Covid-19. Zyrtarët e qytetit e kanë mohuar këtë gjë.
Klan News