TURISTË TË HUAJ DHE QYTETARË TË VENDIT VIZITA NËPËR INSTITUCIONE KULTURORE
Institucionet kulturore me hyrje falas dhe ekspozita për nder të Ditës së Pavarësisë – 8 Shtator
31 vjetori i ditës së pavarësisë së RMV-së, festohet me një sërë manifestimesh, duke përfshirë ekspozita dhe dyer të hapura të institucioneve kulturore, muzeve dhe galerive në mbarë vendin.
Vizitorë të huaj dhe vendas më së shumti ishin drejtuar tek Muzeu i Luftës së Maqedonisë për Pavarësi.
“Ne po mendonim ta vizitonim por kur pamë mesazhin se janë falas zgjodhëm ta vizitonim sot. Unë jam nga Holanda, do të ishte mirë të ishin falas të gjithë muzetë në të ardhmen, në mënyrë që të gjithë të mund ta vizitojnë.”
Unë thjesht dua të mësoj diçka më shumv për historinë e Maqedonisë së Veriut, dje isha në muzeun arkeologjik, ishte shumë mirë, kam qenë vetëm dy ditë këtu por është mirë, njerëz shumë të mirë këtu, shumë miqësor dhe Shkupi është shumë i bukur, unë jam nga Kanadaja.
Ndryshe, sot nga ora 11:00 deri në 20:00 qytetarët mund të vizitojnë falas në Shkup: Muzeun Arkeologjik, Muzeun e Shkencave Natyrore, Muzeun e Luftës për Pavarësi, Muzeun e Maqedonisë së Veriut, Muzeun e Artit Bashkëkohor, si dhe Galerinë Nacionale të Maqedonisë, si dhe muzetë nëpër shumë qytete të vendit. /KlanMacedonia/