Dita e Pavarësisë: Pendarovski dekoron sportistët

JANË HERONJ DHE PATRIOTË QË NA BASHKOJNË”

Ceremoni dhe lule për presidentët e mëparshëm – janë vetëm një pjesë e shënimit të 31-vjetorit të ditës së shpalljes së pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Presidenti Stevo Pendarovski këtë vit nderimet kryesore vendosi t’ua ndajë sportistëve, të cilët nëpër botë përfaqësojnë vendin në mënyrën më të mirë.

Në kërkim të figurave të cilat janë shembulli më i mirë për unitetin e nevojshëm të vendit, për respektimin e dallimeve, përkushtimin, por edhe modestinë, këtë vit kreu i shtetit vëmendjen e ktheu kah sportistët. Presidenti i shtetit me Urdhërin “8 Shtatori” nderoi katër fitues të medaljeve olimpike: Olivera Nakovska – Bikova, Branimir Jovanovski, Shaban Tërstena dhe Dejan Georgievski, për afirmimin e shtetit dhe motivimin e të rinjve.

“I kuptuar dhe i motivuar në mënyrën e drejtë, sporti e mbron identitetin, e ndërton karakterin dhe e transformon shoqërinë në mënyrë pozitive.” deklaroi Presidenti i vendit Stevo Pendarovski.

Për sportistët, medaljet janë gëzim, ndërsa Urdhëri i Shtetit është nder i madh.

 “Ky çmim është arsye për suksese të mëtutjeshme,”deklaroi Olivera Nakovska, sportiste paraolimpike në gjuajte me hark.

“Thonë se nuk duhet të punosh që të fitosh mirënjohje, por të bësh gjëra që meritojnë mirënjohje. Siç duket unë kam bërë diçka që meriton mirënjohje,”deklaroi Branimir Jovanovski, sportist paraolimpik në gjuajtje me hark

“I kam treguar botës se edhe një vend i vogël si i yni ka fuqi dhe vullnet t’i fitojë edhe vendet më të fuqishme si Rusia, Amerika, Kina,”deklaroi Shaban Tërstena, sportist olimpik, sporti I mundjes.

“Jam krenar që e fitova këtë çmim, por medalja e argjendit në Lojërat Olimpike në Tokio është meritë e trajnerëve të mi, shokëve të klubit dhe gjithë popullit maqedonas që më priti në shesh,”deklaroi Dejan Georgievski.

Urime me rastin e festës kombëtare pati nga më shumë shtete. Në mesazhin e Departamantit të Shtetit thuhet se Maqedonia e Veriut bëri përpjekje të mëdha për integrim në BE, ndërsa SHBA-të edhe më tej do ta mbështesin në atë rrugë sepse bashkimi në vlerat demokratike është më i rëndësishmi./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share