Dita e Kushtetutës: Deri tani është ndryshuar 8 herë me 36 amendamente!

Më 17 nëntor 1991, me një seancë solemne në Kuvend, u shënua miratimi i Kushtetutës së parë të Maqedonisë së Pavarur.

Kushtetuta e parë përjetoi ndryshime një muaj e gjysmë pas miratimit. Me dy amendamentet e para, Maqedoni konfirmoi se s`ka pretendime territoriale dhe nuk do të implikohet në punët e brendshme të fqinjve.

Në vitin 2001, pas Marrëveshjes së Ohrit, u shtuan 15 amendamente për avancimin e të drejtave të bashkësive, duke llogaritur edhe shpalljen e gjuhës që e flasin mbi 20% të populatws, si gjuhë të dytë zyrtare.

Ndryshimi i fundit para 6 viteve, bëri që vendi të quhet Maqedonia e Veriut.

Deri tani Kushtetuta është ndryshuar 8 herë me gjithsejt 36 amendamente.

Ndryshimet e fundit, sikurse futja e Bullgarëve në Kushtetutë, janë kusht për vazhdimin e eurointegrimeve të vendit. Por, Kryeministri Mickoski paralajmëroi se së shpejti nuk do të ketë ndryshim të Kushtetutës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share