ITSHKSH ORGANIZOI SESIONIN E DYTË SHKENCOR
Me rastin e shënimit të edicionit të katërt të Ditëve të Afabetit, Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në bashkëpunim me Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, organizoi sesionin e dytë shkencor në ditën e katërt të Ditëve të Afabetit ku u fokusuan dy studiues gjermanë Maksimilijan Lambertzi dhe Johan Von Han.
“ Në shekullin 19 dolën dy projekte në vitin 1844, dy projekte të mëdha ishte Serbia e madhe dhe megale ideja të cilat në esencë kishin që të zhbënin elementin shqiptar nga Ballkani, cilat ishin fushëveprimet për të eliminuar popullin shqiptar një ishte që të sulmonin historinë, i vetmi popull që kishte kontiunitetin historik, gjuhësor, folklorin dhe gjithçka pronar i Ballkanit ishin shqiptaret. Albanologet Gjerman e nxorën gjuhen e shtjelluan i vunë themelet e albanologjisë e argumentuan historinë ilir-arbërore të shqiptareve të këtyre trevave dhe ne sot kemi shkencat e albanologjisë, nuk i bën shqiptarët këto gjëra por i bën Gjermanët” – deklaroi Skender Asani – ITSHKSH.
Kumtesat tyre prezantuan edhe Anton Nikë Berisha me temën “Maximilian Lambertzi për qarqet letrare shqipe”, Ylber Sela me temën “Hani dhe udhëtimi i tij nëpër viset e Drinit dhe Vardarit”, Mimoza Kore me “Falori i J. G.Von Hahn-it dhe mbështetja e albanologëve të tjerë në të” dhe Emin Azemi me temën “Maximilan Lambertzi në studimet e disa autorëve shqiptarë”. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Avni Tahiri