Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në “Masters-in” e Jerusalemit

Xhudistja e kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar  medaljen e artë  në garën ndërkombëtare  “Masters” që po mbahet në Jerusalem. Ajo në finale mposhti xhudisten britanike Chelsie Giles, duke i siguruar një vendin e pare në këtë garë

Suksesi i Distria Krasniqit është edhe një dëshmi  se ky sport ëashtë numër një në Kosovë pasi  sukseset në garat ndërkombëtare nuk kanë të ndalur. Ndërsa madalja e artë në “Masters”-in  e  Jerusalemit në ditët e fundit të këtij viti është dëshmia se xhudistet  janë ambasoadorët më të denja  të shtetit të Kosovës

Kujtojmë se Distria deri te e medalja e artë arriti duke i eliminuar amerikanen Delgado, pastaj spanjollen Perez, derisa në gjysmëfinale e mposhti Pupp nga Hungaria. /KlanMacedonia/
Lexo gjithashtu
Total
0
Share