Distancat mes stadiumeve favorizojnë Kombëtaren

Rreth 750 kilometra rrugë për të sfiduar Italinë, Kroacinë dhe Spanjën

Me mësimin e stadiumeve ku do të luhet faza e grupeve e Euro2024, FSHF ka nisur punën në kërkim për vendqëndrimin e Kombëtares Shqiptare. Një delegacion së bashku me trajnerin Sylvinho po inspektojnë nga afër disa hotele në Gjermani, për të përcaktuar se si do të pozicionohet skuadra.

Distanca e shkurtër me stadiumeve, konkretisht ai i Dortmund, Hamburg dhe Dusseldorf është një ndër pikat kyçe në zgjedhjen e pikëqëndrimit për të shmangur udhëtimet e largëta.

Nga ‘Signal Iduna Park’, ku Shqipëria do të debutojë në Euro2024 kundër Italisë, skuadra do të udhëtojë më pas drejt Hamburgut, për duelin me Kroacinë. Distanca mes tyre llogaritet në rreth 350 kilometra.

Ndërkaq, për duelin me Spanjën, Shqipëria duhet të kthehet pas, për të luajtur në stadiumin e Dusseldorfit. 400 kilometra përllogaritet distanca mes tyre, për një total prej 750 kilometrave. Shifër që do të përshkrohet në harkun e 8 ditëve, konkretisht nga 15 Qershori deri më 24 Qershor, kur edhe është në program sfida e fundit e fazës së grupeve për Kombëtaren Shqiptare.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share