Disfata e thellë e Tsipras, edhe pas humbjes së dytë nuk jep dorëheqjen

Kjo hartë blu tregon edhe njëhërë disfatën më të madhe që pëson Syriza për të dytën herë rradhazi.

Klima brenda opozitës zyrtare është jashtëzakonisht e rëndë në sfondin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Udhëheqësi i kësaj partie Alexis Tsipras, në deklaratën e tij pas përfundimit të rezultatit zgjedhor, u shpreh se për SYRIZA PS është mbyllur një cikël i madh historik.

Por pavarësisht kësaj Tsipras nuk e dha dorëheqjen nga kjo parti duke kërkuar reformimin e saj.

“Syriza do të marrë përsipër përgjegjësitë që i janë dhënë nga vota popullore. Me procese të koordinuara dhe kolektive do të vendosim ashtu siç i ka hije një partie demokratike, pjesëmarrëse do të paraqesim proceset për të marrë vendimet tona përfundimtare. Anëtarët e partisë do të thirren të na gjykojnë të gjithëve. Vetëkuptohet se në këtë proces kolektiv krijues të riformimit, unë do të jem i pari që do të vendos veten në gjykimin e anëtarëve të partisë.”

Mediat greke shkruajnë se ishte jashtëzakonisht e vështirë për partinë e Tsipras për të përmbysur një diferencë kaq të madhe në një periudhë kaq të shkurtër kohore. Pikëpyetja e madhe është nëse Tsipras do të kërkojë votëbesimin e anëtarëve të partisë para apo pas mbajtjes së kongresit të jashtëzakonshëm për të qëndruar në krye të Syriza edhe pas disfatës që pësoi.

Kongresi i partisë i cili pritet të mbahet në fund të vitit sipas shtypit grek vështirë se do të sjellë një kandidaturë rivale përballë Tsipras, i cila ka një potencial serioz për të qëndruar sërish në krye të partisë. Me 91% të votave të numëruara, Demokracia e Re e qendrës së djathtë kryeson me 40.5% të votave dhe 158 vende në parlamentin prej 300 vendesh.

Partia e Mitsotakis është më shumë se 20 pikë para Syriza-s, një parti radikale e majtë që fitoi zgjedhjet në 2015 në kulmin e një krize borxhi dhe që drejtoi vendin deri në vitin 2019, kur humbi nga Demokracia e Re.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share