Disasi sot i kryen testet mjekësore me Chelsean

Futbollisti Axel Disasi sot do të jetë në Angli për t’i zhvilluar testet mjekësore me skuadrën e Chelseat.

Chelsea ditë më parë ka arritur marrëveshje me Monacon për shifrën e 45 milionë eurove.

Disasi do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin londinez.

Dy klubet tashmë kanë shkëmbyer dokumentet dhe kontratat, ka mbetur vetëm të zyrtarizohet ujdia.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share