Disa institucione në alarm, denoncime për bomba në Kroaci

Gjykata supreme dhe ajo e lartë në Kroaci morën kërcënime për bomba të vendosura, ndërsa në rrjedhë është evakuimi i të punësuarve.

Raportohet se denoncime për bomba ka pasur edhe për Qeverinë e Kroacisë.

“Morëm informata për mjete të mundshme shpërthyese në disa gjykata në qytet. Në bashkëpunim me personat përgjegjës të institucioneve, po konstatohen të gjitha rrethanat”, thekson policia e Zagrebit për Indeks.hr.

Disa të punësuar në Gjykatën komunale dhe të Zhupanisë në Split janë evakuuar nga ndërtesat për shkak të paraqitjes për bombë të vendosur.

Këtë informatë për agjencinë Hina e konfirmoi zëdhënësi i Gjykatës së zhupanisë, Dinko Meshin, i cili tha se paraqitjen për bombë e mirën përmes postës elektronike në orën 9:24.

Në paraqitje, thuhet se shkruante “Ndërtesat do të rrënohen. Mos e injoroni këtë. Bomba është vendosur”.

Policia ndodhet në terren me qen dhe për momentin po bëhet kontrolli i objekteve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share