Prej disa ditësh banorët e fshatit Gërçec janë pa rrymë elektrike. Për këtë qëllim, ata sot kanë vendosur që revoltën e tyre ndaj EVN-së ta shprehin në rrugë, informon Klan Macedonia.
Nga bllokimi i udhëkryqit, komunikacioni në këtë aks rrugor zhvillohet vetëm në një drejtim, duke shkaktuar kaos dhe kolona të gjata automjetesh.
Shoferët që udhëtojnë drejt daljes së Shkupit po gjinden nëpër rrugë alternative./KlanMacedonia