GIR: KUR RMV-ja TË BËHET ANËTARE, GJUHA MAQEDONE BËHET ZYRTARE NË BE
Zv/Ndihmësi Sekretari i Shtetit amerikan dhe përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, Ambasadorja amerikane në Shkup, Anxhela Ageler dhe diplomatë tjerë amerikan, përmes një video-mesazhi kanë dërguar urime me rastin e 5 Majit – Ditës së Gjuhës maqedone, njofton KlanM.
“Urime dita e gjuhës maqedone! A e dini se disa diplomat amerikan mësojnë gjuhën maqedone para se të vijnë në Shkup? Me rastin e kësaj dite, i lutëm kolegët tanë dhe vullnetarët e korpusit të paqës së SHBA-së, të tregojnë disa fjalë të urta maqedone” – ka deklaruar në këtë video-mesazh Ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler.
Ja se cfarë fjalë të urta zgjodhën diplomatët amerikan.
“Ndërkaq, sic njofton KlanM, Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir, në panelin e sotëm për afirmimin e gjihës maqedone dhe shkrimit të tij cirilik, në organizim të Ministrisë së Kulturës, ka theksuar se ditën që Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e BE-së, atëherë edhe gjuha maqedone do të bëhet pjesë e familjes së gjuhëve të BE-së dhe gjuhë zyrtare në kuadër të Unionit”./KlanMacedonia/