Diplomacia e heshtur e Mbretereshës Elisabetë

Me ndikim në politikë nëpërmjet mesazheve të forta

Mbretëresha Elizabet e dytë do të mbahet mend për atë që mund të konsiderohet si “diplomaci e heshtur”, e rreptë me detyrat e saj, pa mbajtur anë, me simpati pak a shumë të dukshme dhe mospëlqime të fshehura. Të tilla ishin edhe mesazhet politike që përçonte.

Analistët thonë se ndër të tjera spikaste ngjyra e veshjes për të përcjellë një mesazh për një takim apo ngjarje të caktuar. E famshme ishte shfaqja e saj në Uestminster në 2017-ën me kapele blu e me kopsa të verdha si flamuri europian, teksa Britania e Madhe ishte përfshirë nga kaosi i Brexitit.

Ish-presidenti Donald Tramp ishte ndër të paktët presidentë amerikanë për të cilët nuk pati simpati. Në takimin me të në Qershor të 2019-ës në Londër i dhuroi një karficë zbukurues për veshjet, të cilën ia kishte dhuruar pararendësi i tij Barak Obama, me të cilin Tramp kishte politika të kundërta.

Elizabeta do të mbahet mend për përpjekjet për frenimin e krizave si ajo e Suezit në 1956-ën, për ishujt Falkland në 1982-shin apo atë të Gjirit në 1991-shin. Elizabeta e dytë është po ashtu udhëheqësja që vizitoi më shumë vende të botës në 70 vite mbretërim, 117 vende duke përshkuar mbi 1 milionë e 600 kilometra anekënd globit.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share