Diplomacia dhe sporti Bashkohen në Hamburg – Kurtit takohet me Plenkoviq

Në një atmosferë të ngjashme me shpirtin sportiv të ndeshjes së futbollit mes Kroacisë dhe Shqipërisë, Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim të ngrohtë me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq. Gjatë një pushimi të ndeshjes, që u zhvillua në kuadër të Euro 2024 dhe përfundoi pa fitues, dy liderët shkëmbyen pikëpamje në qytetin e Hamburgut.

Takimi u pasurua edhe me praninë e deputetit të Bundestagut, Niels Annen, dhe kryetarit të Hamburgut, Peter Tschentscher. “Ishte një përvojë e veçantë që kombinoi pasionin për sportin me rëndësinë e marrëdhënieve ndërkomëbtare,” tha Kurti.

Ndeshja e futbollit mes dy kombëtareve u karakterizua nga një lojë e fortë dhe rezultate të ndryshueshme, duke reflektuar baraspeshën dhe respektin reciprok në fushën e lojës. Kuqezinjtë shqiptar arritën të sigurojnë një pikë të çmuar në minutat e fundit, duke u barazuar me kroatët që kishin kaluar përkohshisht në epërshi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share