Në orët e para të mëngjesit të së hënës ka nisur takimi i palës kosovare dhe asaj serbe me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel.
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë po diskutojnë për propozimet për cështjen e dinarit që i kanë dërguar sa BE-së më 22 mars pas takimit të tyre të 19 marsit.
Takimit trepalësh ka përfunduar për të vazhduar një takim i të dërguarit të BE-së Miroslav Lajcak me kryenegociatorin e Kosovës Besnik Bislimi. Pas këtij takimi do të pasoj takimi Lajcak- Petkoviq për të vazhduar më pas sërish me një takim trepalësh.
Në këto takime diskutohen ide se si mund të duket një zgjidhje afatshkurtër për çështjen e dinarit. Mbetet të shihet nëse do të përfundojnë me ndonjë rezultat konkret.
Qeveria theksoi se Republika e Kosovës e ka bërë të qartë që do ofrojë zgjidhje teknike sipas planit që ajo u ka ofruar edhe shteteve të QUINT-it javë më parë.
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, pati deklaruar se se propozimet për “zgjidhje afatshkurtër” do të bëhen në bazë të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.
Rregullorja hyri në fuqi më 1 shkurt që e njeh euron si valutë të vetme në Kosovë, rrjedhimisht, ndaloi qarkullimin e dinarit serb në vendbanimet me shumicë serbe.
Ky vendim shkaktoi reagime të shumta si në Serbi, ashtu edhe nga bashkësia ndërkombëtare, pasi komuniteti serb, prej vitesh, pranon pagesa të ndryshme në dinarë nga buxheti i Serbisë./tvklan.mk