Dinari serb në Kosovë / Kurti u dorëzon dokumente ambasadorëve të QUINT-it

Në takimin që një ditë më parë ka zhvilluar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it kryeministri Albin Kurit ka shprehur gatishmërinë e qeverisë dhe institucioneve vartëse që të adresojnë shqetësimet e ngritura nga ta lidhur me dinarin serb.

Mësohet se kryeministri u ka dorëzuar një sërë dokumentesh që i ka siguruar TV Klan, që i janë  dorëzuar ambasadorëve ku dokumentohet se qytetarët e komunitetit serb tashmë kanë një llogari bankare në euro dhe pagesat e marra nga Serbia për shumicën e këtyre familjeve janë burimi i dytë i të ardhurave, krahas asaj që marrin nga Thesari i Kosovës.

Kurti ka prezantuar edhe dokumente për funksionimin e strukturave ilegale të Serbisë brenda Kosovës ku theksohet rolin kryesor e kanë strukturat e sigurisë në bashkëpunim me Milan Radojçiqin dhe se të njëjtat përdoren për qëllime politike dhe të sigurisë, duke ushtruar ndikim dhe presion mbi qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë.

Punonjësit dhe hapësirat e tyre ishin në shërbim të plotë të shërbimeve sekrete serbe apo ruse.

E këto struktura thuhet se  vazhdojnë të financojnë bizneset dhe personat që janë në listën e zezë të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe  Kosovës.

Sipas dokumenteve të paraqitura, kryeministri Kurti ka bërë të qartë se aksioni policor për mbylljen e komunave ilegale nuk kishte si objektiv mbylljen e sistemeve shëndetësore, arsimore, farmaceutike apo postare.

Komuniteti ndërkombëtar ka kërkuar një periudhë tranzicioni për cështjen e dinarit derisa vetë ambasadori amerikan ka thënë se nëse Kurti nuk i merr parasysh kërkesat e tyre atëherë ketë ndikim në kualitetin e partneritetit ndërmjet dy vendeve./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share