Dinari serb në Kosovë/ Bizneset e serbëve të Kosovës zbatojnë rregulloren e BQK-së

Pavarësisht që ende zyrtarisht nuk kanë filluar ndëshkimet të cilat janë paralajmëruar pas përfundimit të periudhës së tranzicionit shumë biznese të udhëhequra nga serbët po e zbatojnë rregulloren e Bankës Qendrore të Kosoëvs.

Qytetarët thonë se tash po funksionojnë vetëm me euro.

Sapo i marr dinaret prej atje – (Serbisë), duhet t’i paguaj me euro, ku i konvertoj  në këmbimore këtu (Kosovë), skemi cka të bëjmë kështu duhet.

Ata si po duan po bëjnë, nuk mund  te dalim nga lëkura jonë, mundemi t’ i terheqim dinaret por nuk po mund të blejmë asgje me to.

Ndonëse periudha e tranzicionit ka filluar Deri më tash askush nuk ka sqaruar se si planifikohet të vazhdohet, do të ketë ndëshkime dhe gjoba apo do të priten rezultatet e takimit në Bruksel të mërkurën.

Ende ka mbetur pa u zgjidhur cështja e mënyrës së pagesave që bëhen nga Serbia në Kosovë.

Palët deri më tash nuk kanë gjetur një kompromis, e Serbia ka refuzuar edhe propozimin e fundit të ndërmjetësit Miroslav Lacak në takimet e Brukselit e që janë mbajtur 6 me radhë.

Analistin Artan Muhaxhiri thotë se nuk ka ndonjë indikator që në takimin e shtatë që do të mbahet të mërkurën në Bruksel do të ketë ndonjë rezultat konkret.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se hezitimi për të gjetur zgjidhje për çështjen e dinarit është duke ndikuar edhe në çështjet tjera me të cilat nuk po merren në dialogun Kosovë- Serbi, për shkak se fokusi tash është në këtë çështje.

BQK-ja ka thënë të hënën se pas përmbylljes së periudhës transitore i ka licencuar tetë degë të institucioneve financiare në komunat me shumicë serbe./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share