Gabriel Eskobari të mërkurën në Kosovë

DINARI SERB NË KOSOVË

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, këtë javë do ta vizitojë Kosovën.

Ai pritet që me krerët e institucioneve të diskutojë për për dialogun me Serbinë, si dhe për dinarin serb në Kosovë, ka bërë të ditur nëpërmjet një njoftimi Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ai pritet që në Prishtinë të arrit të mërkurën ndërsa paraprakisht do të qëndroj në Bruksel ku do të takohet edhe me emisarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajcak.

Përveq liderëve institucional ai në Kosovë do të takohet edhe me shoqërinë civile dhe komunitetin serb.

“Ai do të mbajë takime edhe në lidhje me ndikimin e rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës për pagesat me para të gatshme dhe për të bërë thirrje për ndërmarrjen e hapave për plotësimin e nevojave të qytetarëve të Kosovës pa pengesa” – thonë nga DASH.

Escobari e viziton Kosovën në një kohë kur marrëdhëniet e qeverisë dhe zyrtarëve amerikanë duken të tensionuara për shkak të dinarit serb, të cilin Banka Qendrore e Kosovës e ndaloi përmes një rregulloreje muajin e kaluar.

Muajin e kaluar, Escobari tha se Qeveria e Kosovës nuk po e trajton SHBA-në si partnere.

Ndërkohë për rregulloren e BQK-së, që parasheh vetëm euron valutë e që ka hyrë në fuqi nga 1 shkurti është diskutuar në Brusel ndërmjet kryenenegociatorit serb dhe përfaqësuesve të BQK-së nga pala kosovare.

Pas takimit Lajcak tha se shumë pyetje politike mbetën pa përgjigje. Ai për këtë cështje javën e kaluar vizitoi Kosovën.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share