VJEN NDRYSHIMI I MOTIT
Moti me diell dhe me temperatura jo të zakonshme për këtë periudhë të vitit, ka ndikuar në zgjimin e natyrës dhe lulëzimin e pemëve.
Por, motit të këtillë po I vjen fundi. Metereologu Slavço Poposki në emisionin “Ora e Parë” në Klan Maqedoni, paralajmëron ndryshim drastik të motit në fillim të javës së ardhshme.
Sipas tij, një valë e lagësht dhe e ftohtë nga veriu, të hënën në mbrëmje dhe të martën, do të sjellë reshje shiu dhe bore në viset malore, kurse temperaturat e natës dhe të mëngjesit do të jenë afër zeros, kurse vende-vende nën zero.
“Priten reshje më intensive të shiut, kurse në viset malore do të ketë reshje të borës dhe rritje të shtresës së dëborës. Për shkak të prezencës së valës së ftohtë nga drejtimi verior kufiri I reshjeve të borës mund të ulet deri në 1.000 metra lartësi mbidetare vecanërisht në pjesën veriperëndimore të vendit. Presim që në qendrat e skijimit të formohet shtesë dëborë mbi 20 centimetra”– tha Poposki
Vala e ftohtë do të krijojë kushte për paraqitjen e ngricave të dobëta gjatë mëngjesit që padyshim se do të ketë pasoja negative për pemët që tashmë janë në fazën e zgjimit pranveror.
Për këtë shkak paralajmërohen pemëtarët dhe bujqit që me kohë të ndërmarrin masa për mbrojtjen e tyre.
Ndërkohë gjatë pasditës së të shtunë moti I lig I përcjellë me shira të rrëmbyeshme, breshër dhe bubullima kaploi pjesë të Dalmacisë.
Një pjesë e rrugëve të Splitit ishin përmbytur, kurse për shkak të breshërit të furishëm, sic shihet nga pamjet, rrugët u zbardhën në periudhë dimri.
Breshëri I fuqishëm ka dëmtuar disa shtëpi, kurse banorët e Splitit thanë se nuk mbajnë mend një breshër të këtillë. /tvklan.mk/