Dimitreivski: Mbi 80% e amvisërive në Kumanovë kanë ujë, për momentin rekomandohet që uji që shfrytëzohet për pije të vlohet

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitreivski njofton se rreth 80% e amvisërive tashmë po furnizohen me ujë në Kumanovë pas defektit nga vërshimet e fundit.

“Mbi 80% e amvisërive në qytet tashmë pa ndërprerje marrin ujë nga rrjeti i N.P. “Ujësjellësi” Kumanovë. Në pesë orët e ardhshme, ujësjellësi do të funksionojë plotësisht dhe do të furnizohen me ujë të gjitha amvisëritë e qytetit që janë të lidhura në rrjet. Vërejtje: Deri në momentin e konfirmimit zyrtar nga “Instituti për Mbrojtje Shëndetësore” në Kumanovë, ky ujë trajtohet si teknik dhe nëse përdoret për ushqim është e nevojshme që të vlohet si masë preventive”, shkruajti  Dimitrievski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share