Dikush e shkruan “UÇK” në një fshat të Kosovës, “shqetësohen” në Beograd

Në fshatin Suhodoll afër Mitrovicës së Veriut është parë një grafit ku shkruhet “UÇK” dhe anash saj një zemër. Për çudi, ky është parë si provokim nga serbët ndërkohë që shumë media serbe po e raportojnë si shqetësim një gjë të tillë.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) ndjell krenari mes shqiptarëve të Kosovës dhe shërben si shenjues i lirisë dhe përfundimit të represionit jugosllav.

Por, krejt ndryshe – edhe përmes propagandës nga Beogradi – duket se e përjetojnë serbët e vendit.

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën dhe Metohinë në Qeverinë e Serbisë ka njoftuar për grafitin në fjalë duke i bërë edhe një mal me akuza tjera të papranueshme.

“Serbët e këtij fshati u shqetësuan nga ky sulm anti-qytetërues ndaj një objekti shëndetësor, i cili rrit frikën te populli serb në situatën tashmë të tensionuar në veri të Kosovës,” – thuhet në këtë reagim.

Për këtë lajm kanë raportuar edhe mediet pro-regjimit në Beograd si Informer e Allo.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share